english albanian german italian

Kushtet e Punes

Përshkrimi i shërbimit
Albania EXPRESS Travel është një kompani turistike shqiptare e regjistruar, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh turistike. Përmes faqeve të internetit të përmendura më sipër ne veprojmë si ndërmjetës midis hoteleve dhe përdoruesve në mënyrë që t’u ofrojmë vizitorëve tanë mundësinë për të kërkuar dhe rezervuar hotele online. Shërbimi ynë bazohet tek informacioni i dhënë nga vete hotelet.

Marrëveshja e rezervimit apo akomodimit
Duke rezervuar nëpërmjet faqeve të internetit krijohet një kontratë e drejtpërdrejtë midis partnereve qe ofrojne shërbimet(hoteli, kompania e makinave me qira) dhe klientit(“Marrëveshja e akomodimit)..Klienti duhet të pranoje partnerin qe ofron sherbimin si palën kontraktuese , te bej pagesen e mbetur ne hotel  dhe të pranojë rezervimin online në bazë të informacionit të partnerit qe ofron sherbimin në faqen e internetit në kohën që është bërë rezervimi.

Menyrat e pageses, komisionet
Nga website Jone nuk ka asnje pagese extra per pagesat online. Cmimi qe shikoni eshte cmimi qe paguani. Shuma qe do te merret do te jete e nje pjese e totalit te shumes per sherbimet e rezervuar , ky para pagim do te quhet “ Depozite”.
Diferenca e mbetur  nga shumes totale minus depozita e para paguar ne momentin e rezervimit, qe do te quhet “Shuma per tu paguar” , duhet te paguhet direkt te ofruesi i sherbimit, ne momentin e marrjes se sherbimit.
Politika e Anulimit, pretendimet dhe rimbursimet.
Klienti mund ta anuloje ose ndryshojë rezervimin e hotelit ose një shërbim tjetër për të cilin ka parapaguar, por si rrjedhoje ju mund të paguani një tarifë për anulimin apo ndryshimin e rezervimit të caktuar nga subjekti që ofron shërbimin. Për më tepër, nëse klienti nuk paraqitet në hotel, e anulon apo ndryshon rezervimin e tij/e saj para afatit të politikës së anulimit të përcaktuat nga hoteli ose kompania që ofron shërbimin përkatës, klientit do t’i duhet të paguajë tarifën e plotë të një nate në hotel dhe një tarifë të caktuar për shërbimet e tjera. Në këto raste pjesa tjetër e rezervimit do anulohet automatikisht dhe nëse tarifa e aplikuar është më e ulët sesa shuma totale e paguar nga klienti, pjesa e mbetur e shumës do rimbursohet nga Albania EXPRESS Travel. Klienti duhet të bëjë një rezervim dhe pagesë tjetër nëse dëshiron ende të vijë në hotel në ndonjë datë të mbetur apo alternative.

E njëjta politikë anulimi do zbatohet edhe në rastet kur shërbimet e rezervuara ndërpriten para kohës së caktuar. Për të bërë përjashtime nga ky rregull ne duhet të kemi diçka të shkruar në letër, me e-mail ose me sms nga hoteli ose kompania që ofron shërbimin, që pranon ndërprerjen e shërbimeve nga klienti pa asnjë penalizim.

Është përgjegjësia e klientit që të kontrollojë dhe pranojë politikën e anulimit të hotelit që ai rezervon ashtu si është publikuar në faqet e internetit.

Çdo pretendim financiar dhe kompensim do bazohet plotësisht tek kjo politikë anulimi.
Për turet, konferencat apo shërbimet e tjera të ofruara nga Albania EXPRESS Travel, përveç rezervimit online të hotelit, do zbatohet politika e anulimit si me poshtë:

a.Nëse rezervimi anulohet/ndryshohet 30 ditë apo më shumë para ditës së mbërritjes, atëherë do rimbursohet shuma e plote minus komisionit 5% për veprimet me kartë krediti apo komisionet bankare për transfertat bankare nëse pagesa bëhet me bankë.
b.Nëse rezervimi anulohet/ndryshohet 30 deri 21 dite para datës së mbërritjes, do mbahet 30% e shumës së paguar dhe komisionet për veprimet me kartë krediti apo transfertat bankare.
c.Nëse rezervimi anulohet/ndryshohet 21 deri 7 dite para datës së mbërritjes, mbahet 50% e shumës së paguar dhe komisionet për veprimet me kartë krediti apo transfertat bankare.
d.Nëse rezervimi anulohet/ndryshohet më pak se 7 ditë para datës së mbërritjes nuk behet asnjë rimbursim për shumën e paguar.
e. Në rast të mosparaqitjes apo të largimit më shpejt sesa data e caktuar nuk bëhet asnjë rimbursim për shumën e paguar.

Politika e rimbursimit
Politika e rimbursimit për shërbimet e anuluara do zbatohet si me poshtë:

a.Nëse klienti vërteton që anulimi apo largimi herët nga hoteli është bërë në kohë dhe në përputhje me politikën e anulimit të hoteleve ne do t’ju rimbursojme shumën e depozites qe i keni paguar Albania EXPRESS Travel.
Për të gjitha format e tjera të pagesës, do mbahen komisionet bankare apo të transaksionit.

Anulimet e bëra të paktën 24 orë para për shërbimet e ofruara drejtpërdrejt nga Albania EXPRESS Travel (psh. transfertat,  turet ditore individuale etj.) përveç tureve te rregullta dhe sherbimeve të ofruar nga partnerët (psh. Hotelet, rezervimet e makinave me qera etc.) do të rimbursohen pa asnjë penalizim


Deklarate përgjegjësie
Informacioni, software, produktet dhe shërbimet e publikuara nga faqet e internetit të Albania EXPRESS Travel janë përpiluar me kujdes. Megjithatë, ato mund të kenë pasaktësi dhe gabime. Në veçanti, Albania EXPRESS Travel, partneret e faqes se internetit nëpërmjet të cilëve ne sigurojmë shërbimin nuk garantojnë saktësi absolute dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për çdo gabim apo pasaktësi që ka lidhje me informacionin dhe përshkrimin e hotelit, fluturimit, makinës dhe produkteve të tjera të udhëtimit të paraqitura në këtë faqe interneti (duke përfshirë pas asnjë kufizim, çmimet, fotografitë, listën e pajisjeve të hotelit, përshkrimet e përgjithshme të produkteve etj.) pjesa më e madhe e informacionit sigurohet nga kompanitë përkatëse.
Gjithashtu, Albania EXPRESS Travel ka të drejtë të korrigjojë çdo gabim të çmimeve në faqen tonë të internetit dhe/ose në rezervimet pezull që janë bërë me çmime të gabuara. Në këtë rast, ne do t’i ofrojmë klientit mundësinë që ta mbajë rezervimin pezull me çmimin e saktë, ose e ka ai në dorë të zgjedhë: ne do ta anulojmë rezervimin e tij pa asnjë penalizim.
Albania EXPRESS Travel s’mban përgjegjësi për përshtatshmërinë e informacionit, software, produkteve dhe shërbimeve që janë në këtë faqe interneti dhe përfshirja ose ofrimi i produkteve apo shërbimeve në këtë faqe interneti nuk nënkupton miratimin apo rekomandimin e këtyre produkteve apo shërbimeve nga Albania EXPRESS Travel.  Të gjitha informacionet, software, produktet dhe shërbimet ofrohen “siç janë” pa asnjë lloj mbrojtjeje. Albania EXPRESS Travel s’është përgjegjëse për asnjë garanci apo kushtet që kjo faqe interneti, serverat e saj apo çdo e-mail të dërguar nga faqet e internetit të Albania EXPRESS Travel, nuk kane virus apo ndonjë element tjetër të dëmshëm.
Hotelet, kompanitë e makinave me qera dhe kompanitë e tjera që ofrojnë shërbimet e transportit apo shërbime të  tjera në këtë faqe interneti, janë kontraktues të pavarur dhe jo agjentë apo punonjës të Albania EXPRESS Travel. Si rrjedhojë Albania EXPRESS Travel s’është përgjegjëse për asnjë gabim, pakujdesi, paraqitje, garanci, shkelje apo neglizhencë të këtyre kompanive dhe punonjësve të tyre, apo për dëmtimet fizike, vdekje, dëmtim të pronës, dëmtime të tjera ose shpenzime të tjera si rrjedhojë e këtyre të fundit. Albania EXPRESS Travel s’ka asnjë përgjegjësi dhe nuk do bëjë asnjë rimbursim në raste të ndonjë vonese, anulimi, greve, nëse hoteli është plot, për shkaqe të mbinatyrshme ose arsye të tjera jashtë kontrollit të saj të drejtpërdrejtë dhe s’ka asnjë përgjegjësi për shpenzime shtesë, neglizhence, vonesa, ndryshime apo veprime të ndonjë qeverie apo autoriteti.

Albania EXPRESS Travel nuk është përgjegjëse në asnjë rast për dëmet direkte, indirekte, të rastësishme, ndëshkimore, të veçanta apo pasojat që vijnë nga, ose kane lidhje në ndonjë mënyrë me hyrjen tuaj apo përdorimin e kësaj faqe interneti, duke përfshirë, por jo të kufizuara për, besimin tuaj mbi opinionet e shfaqura në këtë faqe interneti: për çdo virus kompjuteri, informacion, software, faqet e tjera, produktet dhe shërbimet e marra nga kjo faqe interneti nëse janë të bazuara në teorinë e neglizhencës, kontratës, krimit, borxheve financiare, ose në të kundërt, edhe nëse Albania EXPRESS Travel është informuar për mundësinë e këtyre dëmeve.

.

Dëmshpërblimi
Klienti bie dakord të mbrojë dhe dëmshpërbleje Albania EXPRESS Travel dhe/ose kompanitë respektive dhe nëpunësit, drejtuesit, punëtoret dhe agjentet nga dhe kundër çdo pretendimi, shkaqe veprimi, kërkese, kurim, humbje, dëmtime, gjoba apo shpenzime të çdo lloji apo natyre duke përfshirë por jo kufizuar pagesa të arsyeshme ligjore dhe bankare, të shkaktuara nga palët e treta si rezultat i:
(1)Shkeljes nga klienti të kësaj kontrate ose të dokumenteve të referuara këtu:
(2) Shkelja e ndonjë ligji apo të drejtave të një pale të tretë nga klienti: ose
(3)përdorimi i kësaj faqe interneti nga klienti.


Customer Service


00355 / 4 45 27 394
00355 / 69 69 19 491

Opening hours :

Monday to Friday:
08:00 - 18:00 (CET) 
Saturday / Sunday:
10.00 - 15.00 (CET)

Newsletter

Emaili juaj
Dego regjistrimin : Subscribe
Subscribe to our newsletter
Fill in your personal information to subscribe to our newsletter list. All fields are required. You will be able to any time un-subscribe from our newsletter list if you wish to no longer recieve notification e-mails. Your e-mail address will be automatically verified in order for your subscription to be aproved.
  • 17 + 13 =

Call us in Skype

Skype Me™!

Weather in Albania

Find more about Weather in Tirana, AB

Highlights of Albania

Butrinti


Koman Lake


Albania Folk Dance









Osumi Canyon



Social Networking

Twitter


Linkedin

Larte